Më 16 shtator, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith shpalli dënime nga 13 deri në 25 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke lexuar vetëm një përmbledhje të aktgjykimit dhe pa dhënë një afat kohor për publikimin e tij të plotë.

“Përgatitja e versionit të plotë të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohet me shpejtësi dhe kujdes të shtuar”, ka konfirmuar Gjykata Speciale për “Gazetën Express“.
Duke shpjeguar ecurinë e këtij procesi, zëdhënësi Michael Doyle ka deklaruar se po punohet që në versionin e redaktuar publik të përfshihet sa më shumë informacion, pa cenuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.
Sipas tij, dinamika e publikimit mund të kushtëzohet nga vëllimi i madh i aktgjykimit dhe nga procedurat përkatëse që duhen ndjekur.
Burimi: Insajderi




