“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë

Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar themelimin e një force të re politike në Shqipëri, me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate publike, përfaqësuesit e kësaj nisme thanë se partia synon të ofrojë një alternativë të re politike, të bazuar në drejtësi, meritokraci, përgjegjësi dhe transparencë.

Ata u shprehën se kjo nismë vjen si rezultat i një mobilizimi qytetar që, sipas tyre, ka zgjatur për 180 ditë dhe ka përfshirë të rinj, prindër, mësues dhe qytetarë të tjerë.

“Ne, një grup studentësh së bashku me të rinj, atdhetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga diaspora, deklarojmë sot me zë dhe me figurë themelimin e Partisë së Bashkuar për Shqipërinë. Një parti e hapur për këdo që beson se Shqipëria mund të qeveriset me drejtësi, meritokraci, përgjegjësi, transparencë në shërbim të popullit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Përfaqësuesit e partisë së re kanë bërë të ditur se në javët në vijim do të zhvillojnë takime në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, si dhe në diasporë, me synimin për të bashkuar qytetarët rreth një alternative të re politike.

Ata kanë deklaruar se nuk do të bazohen në premtime të përgjithshme, por në objektiva të matshme, për të cilët do të përcaktohen përgjegjësit, kostot dhe afatet e realizimit.

“Çdo angazhim i yni do të ketë një objektiv të matshëm, një përgjegjës me emër, një kosto të llogaritur dhe një afat. Do ta masim rregullisht, do ta publikojmë dhe do ta verifikojmë me ekspertë të pavarur”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndër zotimet e prezantuara janë edhe zgjedhja e drejtuesve me mandate të kufizuara, llogaridhënia publike, mungesa e privilegjeve për themeluesit dhe garantimi se donatorët nuk do të kenë ndikim në vendimmarrjen e partisë.

“Përpara se të kërkojmë popullit tonë besimin, i vendosim vetes disa rregulla. Drejtues të zgjedhur me mandate të kufizuara, llogaridhënie publike, asnjë privilegj për themeluesit dhe asnjë ndikim për donatorët. Kjo parti nuk do të bjerë prej e kultit të individit. Ju ftojmë të ndërtojmë një institucion ku asnjë udhëheqës të mos mund ta zaptojë apo ta përdorë për institucione vetiake”, u shpreh përfaqësuesja e kësaj nisme.

Lexo edhe

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Alonso kërkon reagim nga Chelsea pas humbjes së rëndë nga Leeds

Alonso kërkon reagim nga Chelsea pas humbjes së rëndë nga Leeds

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayern Munich për trajtimin e Musiala

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayern Munich për trajtimin e Musiala

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë | Momenti