“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet me senatorin e ri të Miçiganit, Abdul El-Sayed.

Sponsor 3M Express

Pas përplasjeve të shumta në zgjedhjet e mesmandatit, duket se Trump ka ndryshuar qasje dhe mendim për El-Sayed.

Takimi me senatorin e ri do të kishte si qëllim diskutimet rreth planit të tij që parasheh kujdes shëndetësor për të gjithë, të njohur si “Medicare for All”, të cilin El-Sayed më pas e quajti “Trumpcare”.

Trump e cilësoi atë si një djalë të zgjuar, duke thënë se kishte bërë një punë shumë të mirë duke e riemërtuar planin e tij si “Trumpcare”, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Presidenti amerikan tha se ndoshta mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ndërkaq, El-Sayed gjatë fushatës së tij ka theksuar mbështetjen për idenë e kujdesit shëndetësor universal, ndaj së cilës Trump ka mbajtur qëndrim kundërshtues. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjilani subvencionon 1,084 fermerë me 171 mijë euro

Gjilani subvencionon 1,084 fermerë me 171 mijë euro

Arrestohen 5 persona për vjedhje, dëmi rreth 200 mijë euro

Arrestohen 5 persona për vjedhje, dëmi rreth 200 mijë euro

“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet (VIDEO)

“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet (VIDEO)