Arda Güler do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2032.

Klubi madrilen e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin turk, duke konfirmuar besimin e madh që ka tek ai për të ardhmen.
Lajmi është pritur me entuziazëm edhe nga Kylian Mbappé, i cili nuk ka munguar me një koment interesant në postimin e bashkëlojtarit të tij.
“Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!”, ka shkruar sulmuesi francez, duke treguar kënaqësinë që Güler do të qëndrojë edhe për shumë vite në Madrid.
Mes dy futbollistëve është krijuar një bashkëpunim i mirë në fushë, ku turku kontribuon me krijimin e rasteve dhe asistimet, ndërsa Mbappé me finalizimin e aksioneve.
Güler, i cili iu bashkua Real Madridit nga Fenerbahçe në vitin 2023, ka zhvilluar 126 ndeshje me fanellën madrilene dhe ka fituar pesë trofe.
Ai shprehu krenarinë për vazhdimin e aventurës në klubin më të madh të futbollit, duke theksuar se dëshiron të fitojë edhe shumë tituj të tjerë.
Burimi: Insajderi




