Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se, së bashku me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën e kanalit, duke përdorur eksploziv, me qëllim të kryerjes së veprës penale të terrorizmit.

Në këtë rast është i akuzuar edhe Igor Dimoviq, i cili nuk ndodhet në paraburgim. Ndërkaq, dy vëllezërit Viqentijeviq janë duke u mbajtur në paraburgim.

Sponsor 3M Express

Shpërthimi në kanalin e “Ibër-Lepencit” ndodhi në nëntor të vitit 2024, ndërsa dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë eksplozivë. Si pasojë, u shkaktuan dëme në infrastrukturën jetike të furnizimit me ujë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist, ndërsa kanë ngritur akuza ndaj Serbisë për përgjegjësi lidhur me rastin.

Në shkurt të vitit 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm para gjykatës. Në kuadër të procesit gjyqësor, pritet të shqyrtohen provat e paraqitura nga Prokuroria, si dhe pretendimet dhe qëndrimet e mbrojtjes.

Seanca në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë pritet të jetë pjesë e procesit gjyqësor për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

E kërcënoi punëtoren me thikë dhe grabiti 8 mijë euro, një muaj paraburgim për të dyshuarin

E kërcënoi punëtoren me thikë dhe grabiti 8 mijë euro, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” | Momenti