Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën për media thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëspresidentin De Groot për vizitën, ndërsa pranoi urime për presidenten e re.

“Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të shtimit të vëllimit të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta. Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030″.

“Po ashtu, në takim u diskutua për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për energjinë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve”, thuhet në komunikatë./Klankosova.tv

Lexo edhe

Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

Aktgjykimi për veprat kundër administrimit të drejtësisë shpallet më 17 nëntor