Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro

Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro

Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 do të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, ky është buxheti më i lartë i ndarë ndonjëherë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri ka theksuar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e FSK-së, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

“Më këtë buxhet do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka thënë ministri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Qytetari pretendon se avokati Gjini e mashtroi dhe i përvetësoi 1270 euro

Qytetari pretendon se avokati Gjini e mashtroi dhe i përvetësoi 1270 euro

Ambasada amerikane në Prishtinë nderon veteranët

Ambasada amerikane në Prishtinë nderon veteranët

Costa kundërshton kërkesën e Merzit për diskutimin e financimit të Ukrainës

Costa kundërshton kërkesën e Merzit për diskutimin e financimit të Ukrainës