Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog

Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog

Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunën e Istogut, ku një punëtor është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve.

Sponsor 3M Express

Viktima e këtij rasti tragjik është Zymer Blakaj.

Sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, më 21 nëntor 2026. Viktima fillimisht ishte gjetur pa vetëdije në ambientet e fermës ku punonte, ndërsa pas daljes në vendin e ngjarjes të njësiteve policore dhe ekipit emergjent, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, me urdhrin e të cilit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i Zymer Blakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lidhur me hetimet dhe hapat e mëtejshëm, për Gazetën Sinjali është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të raportit të autopsisë, të urdhëruar nga prokurori i Krimeve të Rënda.

“Për këtë rast, shkaqet e vdekjes pritet t’i përcaktojë raporti i autopsisë, ku viktima është dërguar me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprime të tjera në koordinim me Policinë e Kosovës për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Sinjalin.

Aktualisht, njësitet hetuese të Policisë së Kosovës në koordinim të ngushtë me Prokurorinë po vazhdojnë veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vdekje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Reagon djali i Jakup Krasniqit: Faleminderit të gjithëve që na dhatë forcë në këto momente të vështira

Reagon djali i Jakup Krasniqit: Faleminderit të gjithëve që na dhatë forcë në këto momente të vështira

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Gucati për Krasniqin: Jetën ia fali lirisë, padrejtësia ndaj tij duhet të marrë fund

Gucati për Krasniqin: Jetën ia fali lirisë, padrejtësia ndaj tij duhet të marrë fund

Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog | Momenti