Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e reformave dhe ngecjen në procesin e integrimit evropian, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Ajo tha se gjetjet e raportit kërkojnë përgjegjësi politike dhe institucionale, duke theksuar se në dhjetë kapituj të rëndësishëm Kosova nuk ka shënuar progres.

“Në dhjetë kapituj, vlerësimi i këtij raporti është pa progres. Në dhjetë kapituj zhvillimorë të shtetit ne kemi arritur zero progres”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, integrimi evropian prej vitesh nuk është më prioritet i Qeverisë dhe ka mbetur kryesisht në nivel deklaratash, pa u reflektuar në vendimmarrje dhe zbatimin e reformave.

Ajo përmendi mungesën e progresit në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, administratën publike, prokurimin publik, ekonomi, arsim dhe siguri. Kritikoi gjithashtu mungesën e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe shqetësimet për pavarësinë e institucioneve.

Lushaku-Sadriu ngriti edhe çështjen e lirisë së medias, duke iu referuar 35 sulmeve dhe kërcënimeve fizike e verbale ndaj gazetarëve gjatë periudhës raportuese. Ajo foli edhe për gjendjen financiare të RTK-së dhe rritjen e dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve.

Në aspektin ekonomik, ajo përmendi inflacionin prej 7.3 për qind në gusht të vitit 2026, si dhe problemet në arsim dhe mungesën e investimeve në sektorë të rëndësishëm.

Në fund të fjalimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoi që Qeveria të raportojë çdo tre muaj para Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit.

Po ashtu, ajo kërkoi që brenda 30 ditësh Qeveria të paraqesë një plan veprimi për përmbushjen e kritereve dhe reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike

Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres | Momenti