Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe është hapur në qytetin Bulle, në kantonin e Friburgut, ku 45 fëmijë shqiptarë tashmë kanë mundësi të mësojnë gjuhën amtare.

Sponsor 3M Express

Mësimet zhvillohen çdo të hënë dhe të mërkurë, falë bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, mësueses Xhuljeta Balla dhe prindërve shqiptarë, shkruan Telegrafi.

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, ka vizituar klasën e re, ku është takuar nga afër me nxënësit, mësuesen dhe prindërit.

Gjatë kësaj vizite, në kuadër të programit shumëvjeçar për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, Ambasada ka shpërndarë tekste shkollore për fëmijët.

Në njoftimin e saj, Ambasada ka shprehur mirënjohje për mësuesen dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj.

“Çdo klasë e re shqipe është një vatër dijes dhe identitetit, duke u dhënë mundësi fëmijëve tanë të rriten e të integrohen në shoqërinë zvicerane, pa humbur lidhjen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres

Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike