Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Gjermania në krizë të humbjeve të talenteve – merret shembull edhe rasti i Erblin Osmanit te Kosova

Gjermania po përballet me një problem gjithnjë e më të madh në futbollin e saj: humbjen e talentëve të rinj që zgjedhin të përfaqësojnë shtetet e prejardhjes së tyre. Në mesin e rasteve më të fundit është edhe Erblin Osmani, mesfushori 17-vjeçar i Bayern Munichut, i cili vendosi të luajë për Kosovën, duke bërë debutimin me Dardanët në shtator.

Sponsor 3M Express

Në një analizë të publikuar nga Goal.com, rasti i Osmanit përmendet si një nga humbjet e fundit të futbollit gjerman në këtë garë gjithnjë e më të ashpër mes federatave për talentet me shtetësi të dyfishtë.

I lindur në Munih dhe i formuar në akademinë e Bayern Munichut, Osmani kishte përfaqësuar më parë Gjermaninë në grupmoshat e reja, por në fund zgjodhi Kosovën. Përzgjedhësi Franco Foda luajti rol të rëndësishëm në bindjen e tij, ndërsa debutimi e bëri atë futbollistin më të ri në historinë e Kombëtares së Kosovës.

Osmani nuk është rasti i vetëm që ka shkaktuar zhgënjim në Gjermani. Në mesin e emrave më të njohur që kanë zgjedhur kombëtare të tjera janë Josip Stanisic, i cili përfaqëson Kroacinë, Kenan Yildiz që luan për Turqinë dhe Ibrahim Maza që ka zgjedhur Algjerinë. Të tre kanë qenë pjesë e sistemit të futbollit gjerman, por tashmë përfaqësojnë shtetet e prejardhjes së tyre.

Artikulli përmend edhe raste të tjera, si Paul Wanner (Austri), Malik Tillman (SHBA) dhe Can Uzun (Turqi), ndërsa mbrojtësi Matteo Palma, i cili kishte luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, tashmë është pjesë e Italisë.

Madje, edhe Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, është një rast i veçantë, pasi mund të zgjedhë mes Gjermanisë, Italisë dhe Argjentinës.

Sipas Goal.com, një prej arsyeve pse Gjermania po humbet këto talente është mungesa e lidhjes emocionale të hershme me futbollistët dhe familjet e tyre, për dallim nga federatat e tjera që investojnë në zbulimin dhe afrimin e tyre që në moshë të re.

Në këtë drejtim përmendet edhe puna e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila organizon kampe vëzhguese në afërsi të Frankfurtit për zbulimin e talenteve me prejardhje kosovare.

Rasti i Osmanit është një dëshmi se gara për futbollistët e rinj nuk zhvillohet më vetëm në tregun e transferimeve, por edhe mes kombëtareve, ku secila përpiqet të sigurojë shërbimet e talenteve të së ardhmes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres

Lushaku-Sadriu kritikon Qeverinë për ngecjen në integrimin evropian: Në dhjetë kapituj kemi zero progres

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike

Raporti i BE-së, Lushaku: Në 10 kapituj kemi zero progres, kërkohet përgjegjësi politike