Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen

Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen
Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist, por në një rol administrativ brenda klubit. Mesfushori kroat, i cili gjatë verës u largua nga “Los Blancos” pas 13 vitesh të jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ka pranuar se do të dëshironte të ishte sërish […]

Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist, por në një rol administrativ brenda klubit.

Mesfushori kroat, i cili gjatë verës u largua nga “Los Blancos” pas 13 vitesh të jashtëzakonshme në kryeqytetin spanjoll, ka pranuar se do të dëshironte të ishte sërish pjesë e klubit, nëse do t’i jepej mundësia.

“Real Madridi është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vite atje. Do të më pëlqente të isha i dobishëm dhe të ndihmoja në çfarëdo mënyre që mundem, por duhet të përgatitem dhe të shoh se çfarë roli mund të kem dhe nëse klubi e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Modric.

“Do të ishte një ëndërr të rikthehesha”, shtoi kroati.

Modric ishte lidhur gjatë verës me një rikthim në Madrid pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, këtë herë në një rol jashtë fushës.

Megjithatë, 40-vjeçari vendosi të vazhdonte karrierën si futbollist te Milani, duke nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare.

Gjatë 13 viteve në “Santiago Bernabeu”, Modric u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Real Madridit, duke fituar ndër të tjera gjashtë Liga të Kampionëve dhe Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Luka Modric zbulon nëse do të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen | Momenti