Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke theksuar pasojat e rënda që mund të pasojnë nëse Kosova e humb këtë mundësi historike.

Sponsor 3M Express

Gjatë intervistës në emisionin “DPT te Fidani”, Rama deklaroi hapur se një dështim i këtij organizimi do të ishte fatkeqësia më e madhe institucionale e shtetit.

Është dështimi më i madh i historisë së shtetit të Kosovës, për fat të keq, nëse dështojmë,” tha kreu i Prishtinës.

Rama zbuloi se afati përfundimtar kur do të merret vendimi është data 19 dhjetor, sipas tij, vendi nuk ka komoditetin të presë duarkryq, pasi ekziston një alternativë konkrete që rrezikon t’ia marrë Kosovës këtë ngjarje madhore.

Ai nënvizoi se Egjipti, me Kajron e Re, e ka të gjithë infrastrukturën të gatshme dhe ofertën tashmë të dorëzuar.

I kam shkruar letër qeverisë dhe Komitetit Ndërkombëtar Olimpik: ejani të takohemi në Prishtinë, Athinë apo kudo, me kqyrë si mundemi me e zgjidhë këtë problem, që me 19 dhjetor të dimë që jemi okej, e jo me u lutë a po na heqin a s’po na heqin,” tha Rama.

Kreu i Prishtinës sqaroi se, në bazë të kontratës, bartës kryesorë janë Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ndërsa sipas tij, qeveria ka vetëm rolin e nënshkruesit dhe garantuesit të fondeve.

Ai shtoi se fillimisht qeveria nuk kishte besuar në suksesin e këtij kandidimi dhe kishte vepruar madje kundër, por pasi u arrit fitorja, tentuan të marrin stafetën kryesore.

Rama refuzoi të marrë rolin e iniciatorit të vetëm, duke ia atribuuar këtë meritë Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht sekretarit Besim Aliti dhe kryetarit Ismet Krasniqi, të cilët sipas tij, bënë një lobim të jashtëzakonshëm, ndërsa komuna luajti rolin e fasilituesit, duke vënë në dispozicion planin e Fshatit Olimpik.

Lexo edhe

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO) | Momenti