Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pak do të mbajë konferencë për media.
Kjo është paraqitja e parë e Kurtit para mediave pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat para Kuvendit u përshkallëzuan pas dështimit të votimit përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kurti pritet të flasë për zhvillimet politike të ditëve të fundit, përfshirë çështjen e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Konferenca ishte paraparë të fillojë në orën 15:00.




