“Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

“Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

“Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

Platforma “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me një letër, përmes së cilës ka kërkuar veprime urgjente lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale në Hagë.

Sponsor 3M Express

Për këtë iniciativë ka folur Ismail Tasholli nga kjo platformë ku ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së letrës dhe institucioneve të cilave u është adresuar ajo.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tasholli bëri të ditur se letra u është dërguar 720 deputetëve të Parlamentit Evropian, si dhe komisioneve përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë.

“E kemi bo një letër nga ‘Liria ka emër’, e kemi dërgu te 720 deputetët e Parlamentit Evropian dhe Komisioneve Përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë. Në atë letër e kemi rikujtu rrjedhën e krejt sagës së drejtësisë të atyre që gjenden në Hagë dhe jo vetëm… I kemi bo edhe shpjegimet e besimit tonë  në vlerat universale duke u mbështetur edhe në premisat e Bashkimit Evropian dhe kulturës evropiane perëndimore…”– tha mes tjerash ai, derisa theksoi se është një letër e gjatë.

Gjatë intervistës u diskutua edhe për kërkesat konkrete që “Liria ka emër” ua ka adresuar institucioneve evropiane.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e bashkëngjitur:

Lexo edhe

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini