ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

Dukagjini ka marrë një barazim me vlerë fitoreje në shtëpi përballë Drenicës, duke luajtur 1-1 në stadiumin “18 Qershori”, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sponsor 3M Express

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku tregoi karakter të lartë luftarak, duke rezistuar për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak në fushë, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë me anë të Elton Basriut.

Megjithatë, planet e klinasve u vështirësuan vetëm dhjetë minuta më vonë, kur Kushtrim Gashi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Drenica e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike në terren dhe vendosi baraspeshën në minutën e 20-të përmes Agim Zekës. Pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve përgjatë pjesës së mbetur të lojës,

Me këtë pikë të arkëtuar, Dukagjini arrin në kuotën e 17 pikëve dhe barazohet me Dritën e vendit të katërt në tabelë.

Nga ana tjetër, Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me 11 pikë, tri më shumë se Feronikeli ’74, i cili ndodhet në zonën e barazhit.

 

Lexo edhe

Ronaldo pezullohet për tridhjetë ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata

Ronaldo pezullohet për tridhjetë ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata

Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dyshohet për të lënduar

Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dyshohet për të lënduar

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë | Momenti