Nxënës, staf mjekësor dhe zyrtarë komunalë të Skenderajt kanë marshuar së bashku, të hënën, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në kuadër të aktiviteteve për “Tetorin Rozë”, thirrja e tyre kryesore ishte për kontrolle të rregullta dhe zbulim të hershëm të sëmundjes.
Ecja sensibilizuese, e cila tashmë është kthyer në tradicionale, u nis nga ndërtesa e komunës dhe përfundoi në sheshin “Adem Jashari”, prirë nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
Pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi për gratë dhe vajzat.
Të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi t’i kryejnë ekzaminimet falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, një mundësi që nuk e ofrojnë shumë komuna të tjera.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hasan Hoti, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi.
Pavarësisht apeleve të vazhdueshme dhe kushteve të ofruara, numri i grave që paraqiten për kontroll mbetet ende nën pritshmëritë e mjekëve.
Gjatë tërë muajit tetor, aktivitete të ngjashme ndërgjegjësuese po mbahen në të gjithë Kosovën, me synim informimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të mamografisë dhe ekzaminimeve parandaluese.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:




