Gjashtë shtetas të Bangladeshit kaluan ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut, duke hyrë në Kosovë.

Automjeti që po i barte ata u diktua nga policia në Dobresh të Vitisë.
Kjo situatë e kontrabandimit me migrantë i shqetësoi banorët të cilët thanë që u ndjenë të pasigurt.
Pas intervisimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasve të huaj u është lëshuar vërtetimi për akomodim.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë i tha Klanit se po mundohen të parandalojnë kalimet ilegale pasi çdo ditë ka raste të tilla.
Ish-drejtuesi i Drejtorisë së Emigracionit në kuadër të policisë thotë se shpesh prapa kësaj qëndron një veprimtari kriminale.
Ai i përmend disa raste nga e kaluara që kishin qëllim dëmtimin e Kosovës.
Javën e kalaur një person nga Kenia dyshohet se kishte kalaur ilegalisht kufurin nga Serbia dhe ishte ndaluar nga Policia në Kamenicë.




