Shtyllat elektrike në disa zona të Prizrenit janë dëmtuar si pasojë e erërave të forta, duke paraqitur rrezik për sigurinë e banorëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Islam Ukimeri, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka njoftuar se ekipet emergjente të komunës po dalin vazhdimisht në terren për të identifikuar zonat ku paraqitet rreziku më i madh.
Ai ka bërë të ditur se intervenimet po realizohen me qëllim të eliminimit të rreziqeve dhe parandalimit të pasojave të mundshme për qytetarët.




