Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

Houthit e Jemenit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë sulmet ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite, ndërsa pretendojnë se një ditë më parë kanë goditur selinë e gjigantit të naftës Saudi Aramco, raporton Reuters.

Sponsor 3M Express

Ministria Saudite e Energjisë ka bërë të ditur se sulmi i së martës në selinë e Saudi Aramco shkaktoi një zjarr të kufizuar, por nuk pati të lënduar apo viktima.

Arabia Saudite është përballur me një varg sulmesh të Houthëve gjatë javës së fundit. Ndër to ishte edhe sulmi në aeroportin e Riadit të shtunën, ku, sipas raportimit, humbën jetën 13 persona.

Houthit pretendojnë se sulmet janë hakmarrje për mbështetjen që Arabia Saudite u jep forcave qeveritare të Jemenit, në kuadër të luftës që rifilloi muajin e kaluar, pas përshkallëzimit të konfrontimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik.

Në një kërcënim të drejtpërdrejtë, Houthit u kanë bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të transportit detar, civilëve dhe punëtorëve që të evakuojnë aeroportet dhe objektet e naftës, të cilat i kanë shpallur objektiva legjitime ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës | Momenti