LEX | Dënimi me 18 vjet u anulua, Endrit Nika sërish para gjykatës për vrasjen e shtetases argjentinase

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Sponsor 3M Express

Nika ishte dënuar me 18 vjet burgim nga shkalla e parë, por Gjykata e Apelit, pas aprovimit të ankesës së mbrojtjes, e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishte ngritur aktakuzën më 11 shkurt 2025, ndërsa në seancën e 28 majit të atij viti, Nika ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të akuzuarit dhe viktimës, me të cilën ishte në lidhje dashurie.

Prokuroria pretendon se Nika fillimisht e kishte goditur vazhdimisht dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun jashtë hotelit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, dhuna kishte vazhduar edhe pasi të dy kishin hyrë në dhomën ku po qëndronin. I akuzuari pretendohet se e kishte dërguar viktimën në një qoshe të dhomës, ku ajo nuk kishte mundësi të largohej.

Aktakuza përshkruan se, nga goditjet dhe shtyrjet, ishte nxjerrë korniza e dritares dhe viktima ishte hedhur nga kati i gjashtë i hotelit.

Si pasojë e lëndimeve, Urdangaray kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pavarësisht trajtimit mjekësor.

Për këto veprime, Nika ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Shënim: I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

[/GazetaSinjali/]

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

LEX | Dënimi me 18 vjet u anulua, Endrit Nika sërish para gjykatës për vrasjen e shtetases argjentinase | Momenti