Ambasadori i Francës, Jean-François Huchet, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Huchet e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re, duke i uruar asaj suksese në përgjegjësitë e reja.
“Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në njoftim theksohet gjithashtu se Franca pret të bashkëpunojë me presidenten Shiroka-Pula dhe të thellojë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Franca pret me padurim të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe të zhvillojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.




