Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për familjen, është gjetur vajza e mitur nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, pa bërë të ditur se ku po shkonte.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 15-vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 17 tetorit në sheshin e Prishtinës, ku është lokalizuar nga familjarët e saj.
Rasti ishte raportuar në Polici më 16 tetor, rreth orës 12:40, pasi familja kishte humbur kontaktet me të miturën, e cila ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, rreth orës 16:00.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, familjarët kanë njoftuar autoritetet rreth orës 20:40 të 17 tetorit se vajza ishte gjetur dhe ishte kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas gjetjes, e mitura është intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa më pas, me kërkesën e saj, është kthyer te familja në Drenas.
Kështu, rasti i raportuar si “Person i zhdukur” ka përfunduar me gjetjen e sigurt të së miturës.
Për shkak të moshës së saj, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e vajzës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur nga Drenasi – kthehet shëndoshë e mirë në familje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




