Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i njohur si Labi, ka reaguar pas martesës së Kushtrimit dhe Aurorës, duke treguar se ai dhe Ludo nuk kanë qenë të ftuar në dasmë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka bërë të ditur se ndodhej në Gjenevë, ku kishte marrë pjesë në një tjetër dasmë si këngëtar, transmeton Klankosova.tv.
“Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën”, ka shkruar ai, duke sqaruar më pas se as ai dhe as Ludo nuk ishin të ftuar nga Kushtrimi.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Labi ka zgjedhur t’ua urojë martesën, duke iu dëshiruar jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa.
“Pavarësisht të gjithave, unë nga zemra ua uroj martesën. Inshallah Zoti ua dhëntë jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa”, ka shkruar ai.
Labi gjithashtu ka thënë se i uron Kushtrimit të gjejë qetësinë dhe lumturinë e tij, ndërsa ka lënë të kuptohet se ka edhe disa dyshime dhe mendime personale rreth kësaj martese.
“Edhe pse kam disa dyshime të miat dhe disa mendime personale, nuk dua t’ua prish këtë ditë. Koha do ta tregojë gjithçka”, ka deklaruar ai.





