Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr., djalit të Walter White në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka vdekur në moshën 35-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga publicisti i tij. Mitte u gjet pa ndjenja të hënën, më 12 tetor, në një adresë në Brownsville të Teksasit.
Vetëm disa orë para se të gjendej pa ndjenja, aktori kishte publikuar në Instagram materiale promovuese për filmin e ri të pavarur “One Eye Open”, në të cilin luan. Filmi së fundmi ishte bërë i disponueshëm në platformat e transmetimit.
Në intervistën e tij të fundit, të dhënë në fillim të tetorit në podkastin e Joe Vulpis, Mitte kishte folur për përvojën e tij në “Breaking Bad” dhe mënyrën se si e përjetonte shikimin e vetes në ekran.
Ai kishte pranuar se rikthimi te skenat e tij dhe vërejtja e gabimeve që kishte bërë gjatë aktrimit i shkaktonin parehati, duke e shtyrë të mendonte se çfarë mund të kishte bërë ndryshe.
“Thjesht nuk më ndihmon. Ndihem i rënduar nga kjo dhe sillem rrotull. Vazhdoj të pyes veten se çfarë mund të kisha bërë ndryshe”, kishte deklaruar aktori në atë intervistë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ky ishte postimi i fundit i aktorit të “Breaking Bad”, pak orë para vdekjes appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




