Ka humbur jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Klankosova.tv ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me inicialet M.M.
I njëjti dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum./Klankosova.tv




