Kuvendi me disa mbledhje të komisioneve – në fokus buxheti e shëndetësia

Kuvendi me disa mbledhje të komisioneve – në fokus buxheti e shëndetësia

Kuvendi me disa mbledhje të komisioneve – në fokus buxheti e shëndetësia

Kuvendi i Kosovës do të mbajë gjatë ditës së sotme disa mbledhje të komisioneve parlamentare, ku do të diskutohen çështje të ndryshme, përfshirë mbikëqyrjen e financave publike, investimet në shëndetësi, të drejtat e komuniteteve dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Sponsor 3M Express

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 09:00, ku do të zhvillojë një takim me një eksperte të propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI). Temë diskutimi do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, transmeton Klankosova.tv.

Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili do të shqyrtojë raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për vitin 2025. Në këtë mbledhje është ftuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Po në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të shqyrtojë Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tij.

Ndërkaq, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, ku në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë që lidhen me përmirësimin e kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar, si dhe pajisjen dhe infrastrukturën mjekësore.

Ky komision do të shqyrtojë gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, raportin vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025 dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.

Në orën 11:30 do të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ku do të shqyrtohet gjendja e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve.

Ky komision do të zhvillojë edhe një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, në orën 12:30.

Lexo edhe

Italia kritikon Ukrainën për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi: Ishte gabim

Italia kritikon Ukrainën për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi: Ishte gabim

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje

Kuvendi me disa mbledhje të komisioneve – në fokus buxheti e shëndetësia | Momenti