Kush do ta hetojë rastin e Adi Hilës?

Kush do ta hetojë rastin e Adi Hilës?
Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Sipas informacioneve të Top Channel, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo, transmeton klankosova.tv. Sipas Hoxhës, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakuar, ndërsa kallëzim […]

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila.

Sipas informacioneve të Top Channel, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo, transmeton klankosova.tv.

Sipas Hoxhës, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakuar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me pretendimin për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e këtyre dy kallëzimeve, çështja lidhet me disa vepra penale, konkretisht hyrjen e paautorizuar kompjuterike, sipas kallëzimit të Hilës, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës.

Ditën e djeshme vetë aktorja Monika Lubonja ka bërë me dije se ka ngritur kallëzim penal ndaj Adi Hilës.

Por, sipas informacioneve të bëra publike nga Top Channel, Prokuroria ka shtuar në hetim edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake. Sipas informacionit, policia ka tentuar të këqyrë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar.

Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun. Sipas tij, arsyeja ishte se nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Tashmë, pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo edhe

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

Kush do ta hetojë rastin e Adi Hilës? | Momenti