Kurti takohet me Macronin në Paris, kërkon mbështetjen e Francës për statusin e vendit kandidat në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë në rajon.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes franceze për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për çlirim dhe pavarësi dhe mbetet partnere e afërt dhe e rëndësishme e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe iniciativa e presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka shprehur vlerësimin e tij për këtë nismë, e cila ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris këtë vit.

Ai ka theksuar se Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, që synon mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj.

Në fund, Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në një të ardhme të përbashkët evropiane.

Lexo edhe

Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

Cassano kritikon lojtarët e Juventusit, ka disa fjalë edhe për Edon Zhegrovën

Cassano kritikon lojtarët e Juventusit, ka disa fjalë edhe për Edon Zhegrovën

Përplasja për raportin: Ngel Kosova, opozita akuzon pushtetin (VIDEO)

Përplasja për raportin: Ngel Kosova, opozita akuzon pushtetin (VIDEO)