Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, ka kritikuar disa lojtarë të Juventusit, duke përfshirë edhe yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Gjatë emisionit “Viva El Futbol”, Cassano ka komentuar paraqitjet e futbollistëve të skuadrës torineze, duke vënë në dyshim kontributin e disa prej tyre.

“Lucumi te Bologna dukej si Beckenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Cambiaso vlerësohej 60 milionë euro dhe krahasohej me Cancelon. Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, është shprehur Cassano.
Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit nga Lille vitin e kaluar, nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësi në formacionin titullar.
Megjithatë, reprezentuesi kosovar ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në Serie A këtë edicion, pavarësisht minutazhit të kufizuar.
Burimi: Dukagjini





