Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë.

Sponsor 3M Express

Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i qëruan hesapet pikërisht në këtë hapësirë që është në mes të kampusit arsimor.

Nga mjeti i mprehtë mbetën të lënduar dy shkollarë.

“Janë sjellë dy pacientë me lëndime trupore, njëri ka pasur disa plagë pas trajtimit, në gjendje stabile është dërguar në QKUK, kurse tjetri ka qenë më pak i lënduar dhe pas trajtimit është liruar”, ka thënë  Begush Canaj, shef i Emergjencës në Gjilan.

I mituri L.U u dërgua për trajtim në QKUK në gjendje stabile.

Pse nisi përplasja nuk dihet, por ajo dyshohet se ndodhi mes njërit nxënës të Shkollës Ekonomike, e tjetrit të asaj Teknike. Aty më pas u përfshinë edhe shokët e të dyja palëve.

Menjëherë pas rastit, në terren dolën inspektorët e arsimit.

Siç ka mësuar televizioni, dy nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim, shkaku i të miturve as Prokuroria nuk dha detaje.

Lexo edhe

Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

Lukaku mungon ndaj Turqisë, Doku rikthehet te Belgjika

Lukaku mungon ndaj Turqisë, Doku rikthehet te Belgjika

Kurti pritet nga Macron, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës

Kurti pritet nga Macron, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës

Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO) | Momenti