Kurti falënderon deputetët për votimin e ligjit që e afron Kosovën drejt SEPA-s

Kurti falënderon deputetët për votimin e ligjit që e afron Kosovën drejt SEPA-s

Kurti falënderon deputetët për votimin e ligjit që e afron Kosovën drejt SEPA-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.

Sponsor 3M Express

Kurti shkroi se miratimi i këtij ligji i hap rrugë Kosovës drejt integrimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

“Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area). Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, shkroi Kurti në Facebook./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gazetarja: Tubimet paqësore nuk rezultuan efektive, studentët morën masa! (VIDEO)

Gazetarja: Tubimet paqësore nuk rezultuan efektive, studentët morën masa! (VIDEO)

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

Kurti falënderon deputetët për votimin e ligjit që e afron Kosovën drejt SEPA-s | Momenti