Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit

Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kurti e ka cilësuar si paradoksale mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, në një kohë kur në […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Kurti e ka cilësuar si paradoksale mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, në një kohë kur në Kuvend mbetet e hapur çështja e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhja e presidentit, njofton Klankosova.tv.

“Është paradoksale, përveç se e dëmshme që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për president”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se çështja e Gjykatës Speciale është pjesë e zhvillimeve që janë në horizont, ndërsa theksoi se aktualisht vëmendja është edhe te zgjedhja e presidentit, e cila, sipas tij, mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo është një temë që e kemi në horizontin tonë përpara. Sot dhe sonte e kemi temën para nesh të presidentit, që mund ta errësojë dhe të na çojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, 6 tetor, ndërsa në Kuvend mbetet pezull edhe procedura për miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, njofton Klankosova.tv

Lexo edhe

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni