Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak

Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak

Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për mobilizim institucional dhe koordinim shtetëror gjatë dy viteve të ardhshme, lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Haziri, i ftuar në “Debat Plus”, ka theksuar se angazhimi duhet të jetë shtetëror dhe jo partiak, me qëllim që të shfrytëzohen të gjithë mekanizmat e mundshëm për përmbylljen e këtij kapitulli, pa e zbehur, sipas tij, kontributin e çlirimtarëve.

Sponsor 3M Express

“Edhe këto dy vite duhet me tregu durim, mobilizim shtetëror, jo partiak, jo dogmatik, por mobilizim institucional, koordinim e gjetje të mekanizmave, edhe mos me u kursy që gjithçka me u kthy në vendin e vet edhe me u mbyll ky kapitull që nuk guxon me ia zbeh as peshën as shkëlqimin çlirimtarëve në Kosovë”, u shpreh Haziri.

Ai ka vlerësuar se serioziteti i aktakuzave duhej të ishte kuptuar më herët, duke përmendur paralajmërimin e prokurorit Smith, i cili, sipas tij, kishte ndikuar që ish-presidenti, Hashim Thaçi, të mos udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë gjatë qëndrimit në Vjenë.

“Është dashtë me ditë që në momentin që vetëm paralajmërimi i prokurorit Smith ka arrit me e ndalë në atë kohë ish-presidentin në Vjenë, që mos me shku në Shtëpinë e Bardhë, se sa serioze mund të jenë aktakuzat ndaj procesit”, tha Haziri.

Sipas tij, angazhimi në mbrojtje nuk ka qenë në nivelin që pritej, ndërsa më shumë është mbështetur në besimin se procesi do të shkonte në drejtimin e duhur sesa në punë konkrete për avancimin e tij.

Haziri ka theksuar gjithashtu se Kosova duhet të tregojë empati për të gjitha viktimat dhe të mos e trajtojë çështjen vetëm nga këndvështrimi etnik. Ai ka kërkuar që rastet të zbardhen, në mënyrë që vendi të mund të përballet me të kaluarën dhe të shërohet nga pasojat e saj.

“Unë mendoj që edhe sjellja edhe krejt angazhimi në mbrojtje nuk ka qenë proporcional dhe në raport me atë që është pritë me ndodh. Më shumë është besu sesa që është punu me qu drejtësinë përpara. Tash, ku po flasim për viktimat në Kosovë, na nuk duhet me ra në gropën e asaj që krejt viktimat në këtë rast nuk janë shqiptarë dhe na mos me kallëzu kurrfarë empatie”, deklaroi Haziri.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence

Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence

Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë, njëri dyshohet se kërcënoi me armë

Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë, njëri dyshohet se kërcënoi me armë

Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak | Momenti