Dhuna ka përfshirë të martën kryeqytetin francez, Parisin, gjatë protestave kundër kushteve në sistemin arsimor, ku dhjetëra mijëra persona dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Francës.

Demonstratat nisën në shtator, kur nxënësit e shkollave të mesme kundërshtuan mungesën e mësuesve, kushtet e dobëta në objektet shkollore dhe mbipopullimin e klasave. Gjatë javës së fundit, protestat janë intensifikuar, duke nxitur mobilizim të gjerë në mbarë vendin.
Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, në protestat e së martës morën pjesë rreth 161 mijë e 500 persona. Ndërkaq, organizatat sindikale kanë dhënë një shifër dukshëm më të lartë, duke pretenduar se numri i protestuesve arriti në rreth 480 mijë.
Situata më e tensionuar u paraqit në Paris, ku gazetarët e agjencisë AFP raportuan për makina të përfshira nga flakët, përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe ngritjen e barrikadave të improvizuara nga protestuesit për të bllokuar rrugët.
Pamjet nga vendngjarja treguan gjithashtu policinë duke përdorur topa uji, ndërsa disa protestues hodhën objekte në drejtim të efektivëve. Megjithatë, shumica e demonstratave të zhvilluara në qytetet e tjera franceze raportohet se kaluan në mënyrë paqësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




