Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Në vizitën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes kanë marrë pjesë edhe sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë të kësaj partie.

Ata janë pritur nga Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëshorte e Rexhep Selimit.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje rikujtohet se më 5 nëntor, 6 vjet më parë, Rexhep Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, në përvjetorin e vdekjes së tij, para se të nisej për në Hagë.

“Që prej atëherë, 5 nëntori na mbledh, na bashkon e na kujton sa shumë na mungojnë këta dy shokë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur qëndrimin e saj kundër aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë të padrejtë.

“Aktgjykimi i 16 shtatorit është i padrejtë, dhe betejën për drejtësi do ta vazhdojmë deri në lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së, që Rexhepin ta kemi sa më parë sërish në vendin për të cilin luftoi e nuk u ndal asnjëherë së angazhuari”, thuhet në reagimin e LVV-së. /Telegrafi/


Lexo edhe

LEX | “Shkoi vetë të dorëzohej në Spanjë” – mbrojtja e Dukagjin Lekajt zbulon detaje për dorëzimin e tij tek autoritetet spanjolle

LEX | “Shkoi vetë të dorëzohej në Spanjë” – mbrojtja e Dukagjin Lekajt zbulon detaje për dorëzimin e tij tek autoritetet spanjolle

Arabia Saudite rrëzon dy raketa balistike të lëshuara nga Huthët drejt provincës Najran

Arabia Saudite rrëzon dy raketa balistike të lëshuara nga Huthët drejt provincës Najran

Deklarohet i pafajshëm Dukagjin Lekaj, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit

Deklarohet i pafajshëm Dukagjin Lekaj, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së | Momenti