LEX | “Shkoi vetë të dorëzohej në Spanjë” – mbrojtja e Dukagjin Lekajt zbulon detaje për dorëzimin e tij tek autoritetet spanjolle

Në seancën fillestare ndaj Dukagjin Lekajt, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Andi Pajazitit në lokalin “Bon Vivant”, mbrojtja ka deklaruar se i akuzuari kishte shkuar vullnetarisht për t’u dorëzuar tek autoritetet spanjolle.

Sponsor 3M Express

Kjo deklaratë është bërë sot, më 6 nëntor 2026, gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën po e monitoron drejtpërdrejt Gazeta Sinjali.

Sipas mbrojtjes, Lekaj kishte shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar tek autoritetet e Spanjës, mirëpo ishte theksuar se Kosova nuk ka marrëveshje me këtë shtet, çka, sipas saj, kishte paraqitur pengesë në procedurat përkatëse.

Këto pretendime të mbrojtjes u paraqitën gjatë shqyrtimit fillestar të çështjes penale ndaj Lekajt, i cili ishte arrestuar në Spanjë në prill të vitit 2025.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, Dukagjin Lekaj është deklaruar i pafajshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa ka pranuar fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Çfarë thotë aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt?

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 tetor 2026, ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin Nikollaj, lidhur me ngjarjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku kishte mbetur i vdekur një person.

Sipas aktakuzës, Lekaj dyshohet se kishte tentuar ta privonte nga jeta Andi Pajazitin, i njohur me nofkën “Italiani”.

Prokuroria pretendon se, gjatë një përplasjeje brenda lokalit, Lekaj kishte nxjerrë armën nga çanta dhe e kishte drejtuar në drejtim të Pajazitit, mirëpo Hisni Gecaj kishte ndërhyrë duke ia mbajtur dorën.

Tutje, sipas aktakuzës, pasi Pajaziti ishte larguar nga lokali, Lekaj i ishte vënë pas me qëllim që ta privonte nga jeta, por nuk kishte arritur ta realizonte qëllimin, pasi Pajaziti ishte larguar.

Për këto veprime, ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lekaj akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje, vepër për të cilën gjatë seancës fillestare ka pranuar fajësinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm për akuzat përkatëse, përveç nëse fajësia e tyre vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

Trumpi fajëson qytetarët për rënien e bursës: Votuat për demokratët, vetë e keni fajin

Trumpi fajëson qytetarët për rënien e bursës: Votuat për demokratët, vetë e keni fajin