“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Darka e të nominuarve ka nisur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorët e rrezikuar për eliminim po përballen me pyetje të ndryshme, përfshirë edhe ato që vijnë drejtpërdrejt nga publiku.

Sponsor 3M Express

Në mesin e të nominuarve të kësaj jave janë Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Shqiponja, Anjeza, Ardiani, Nichi dhe Arlinda.

Gjatë kësaj darke, Shqiponjës i është drejtuar një pyetje nga publiku, e cila lidhej me mënyrën se si ajo po e zhvillon lojën brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kur e ke në plan të fillosh lojën?”, ishte pyetja që iu parashtrua banores.

Në përgjigjen e saj, Shqiponja bëri të ditur se nuk e sheh ende të nevojshme të përfshihet në përplasje me banorë të tjerë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të nxitohet dhe se mendon që ka ende kohë për të treguar strategjinë e saj.

“Kur t’i vijë vakti. Qitash nuk po e shoh shumë të arsyeshme me u marrë me disa persona, nuk po e shoh shumë të arsyeshme. Mendoj që kena hala shumë kohë”, u shpreh ajo.

Përgjigjja e saj vjen në një moment kur gara sapo ka nisur të marrë ritëm dhe pritshmëritë e publikut ndaj banorëve po rriten, veçanërisht sa i përket angazhimit dhe dinamikave që krijojnë në shtëpi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?