Një kungull gjigant, me peshë mbi 32 kilogramë, është rritur në Kosovë nga kultivuesi Josip Dedaj.

Se si arriti të kultivojë një kungull të tillë gjigant dhe cilët janë faktorët që ndikuan në rritjen e tij, Dedaj ka folur në emisionin “Ora 7”.
Ai tha se, përveç farës origjinale, rol vendimtar në arritjen e këtij suksesi kanë kujdesi dhe përkushtimi ndaj kultivimit të perimeve dhe pemëve.
“ Në radhë të parë është kujdesi, puna. Sigurisht që ndikon edhe fara, e cila është origjinale, por puna më e madhe është përkushtimi ndaj bahçes, perimeve dhe pemëve. Kjo është ajo që qëndron në rend të parë dhe që ka bërë të arrihet kjo peshë dhe ky sukses”, tha Dedaj.
Për më shumë detaje rreth kultivimit të kungullit gjigant dhe përvojës së tij, ndiqni videon në vijim:




