Kosova nënkampione e Mesdheut në Esports, fiton medaljen e argjendtë në MEG26

Kosova nënkampione e Mesdheut në Esports, fiton medaljen e argjendtë në MEG26

Kosova nënkampione e Mesdheut në Esports, fiton medaljen e argjendtë në MEG26

Përfaqësuesja e Kosovës në Esports ka arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u renditur e dyta në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports – MEG26.

Sponsor 3M Express

Përfaqësuesja e Kosovës e ka përmbyllur garën me medaljen e argjendtë, në një kompeticion ku morën pjesë 18 shtete nga rajoni i Mesdheut.

Kosova zhvilloi një rrugëtim të suksesshëm gjatë turneut, duke treguar paraqitje të nivelit të lartë dhe duke kaluar disa kundërshtarë deri në finalen e madhe.

Në fazën e grupeve, kombëtarja kosovare regjistroi fitore ndaj Shqipërisë, Tunizisë, Italisë dhe Portugalisë, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën eliminatore.

Në çerekfinale, Kosova u përball me Slloveninë, të cilën e mposhti me rezultat të pastër 2:0 në mapa. Të dyja hartat përfunduan me rezultat identik, 13:8.

Paraqitjen e mirë, përfaqësuesit tanë e vazhduan edhe në gjysmëfinale, ku triumfuan ndaj Libanit me rezultat 2:0. Kosova fitoi mapën e parë me rezultat 16:14, ndërsa të dytën me 13:6, duke siguruar biletën për në finale.

Në ndeshjen vendimtare për medaljen e artë, Kosova u përball me Serbinë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve kosovarë, triumfi i takoi kundërshtarit, ndërsa përfaqësuesja jonë e mbylli garën në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Kosova në këtë kompeticion u përfaqësua nga pesë lojtarë: Arbnor “Dementor” Pacolli, Atif “gejmzilla” Mustafa, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Ammar “ammar” Grashtica dhe Qëndrim “v1w” Hajrizi.

Federata Esports Kosova i ka përgëzuar lojtarët për këtë arritje, duke vlerësuar përkushtimin, paraqitjet dhe mënyrën se si e përfaqësuan vendin në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses përbën një tjetër rezultat të rëndësishëm për Esports-in kosovar dhe dëshmon potencialin e lojtarëve tanë në garat ndërkombëtare. Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet nga MEG26 me medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Mesdheut në Counter-Strike 2. /Telegrafi/

Lexo edhe

Prokuroria jep detaje për parandalimin e një vrasjeje në Prishtinë, tre të ndaluar

Prokuroria jep detaje për parandalimin e një vrasjeje në Prishtinë, tre të ndaluar

Tri vite nga vrasja e Liridonës, vëllai me mesazh prekës: Asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët

Tri vite nga vrasja e Liridonës, vëllai me mesazh prekës: Asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët

Vetura del nga rruga dhe përfundon në greminë në Rugovë, dyshohet se kishte një familje brenda

Vetura del nga rruga dhe përfundon në greminë në Rugovë, dyshohet se kishte një familje brenda

Kosova nënkampione e Mesdheut në Esports, fiton medaljen e argjendtë në MEG26 | Momenti