Shqiptarët në Kroaci festojnë Ditën e Flamurit, manifestim festiv në Vishkovo pranë Rijekës

Shqiptarët në Kroaci festojnë Ditën e Flamurit, manifestim festiv në Vishkovo pranë Rijekës

Shqiptarët në Kroaci festojnë Ditën e Flamurit, manifestim festiv në Vishkovo pranë Rijekës

Shqiptarët që jetojnë në Kroaci kanë shënuar 28 Nëntorin në një atmosferë festive në Vishkovo, pranë qytetit të Rijekës, ku bashkatdhetarët u mblodhën për të festuar Ditën e Flamurit me këngë, poezi dhe emocione kombëtare.

Sponsor 3M Express

Manifestimi u organizua nga Bashkësia Shqiptare e Prefekturës Bregdetaro-Malore, me seli në Rijekë, Këshilli Shqiptar i Qytetit të Rijekës dhe ai i Prefekturës, në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare “Rilindja” nga ishulli i Cresit.

Në aktivitet morën pjesë ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Prof. Dr. Martin Berishaj, i shoqëruar nga stafi i Ambasadës, si dhe konsulli i nderit i Kosovës për prefekturat e Istrës dhe Bregdetaro-Malore, Gjergj Lekaj. Në emër të Ambasadës së Shqipërisë ishte i pranishëm diplomati Shkëlzen Logu.

Mes të ftuarve ishin gjithashtu Ermina Duraj, shefe e Departamentit Administrativ për Çështjet e Prefektit dhe Kuvendit të Prefekturës Bregdetaro-Malore, si dhe Ermina Lekaj Përlaskaj, këshilltare e posaçme e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, shkruan Telegrafi.

Në fjalën e tij përpara bashkatdhetarëve, ambasadori Berishaj përcolli urimet e institucioneve të Kosovës për festën kombëtare, duke rikujtuar rrugëtimin historik të shqiptarëve, sakrificat e brezave dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri e pavarësi.

Ai theksoi rëndësinë e veçantë që ka 28 Nëntori për shqiptarët, kudo që jetojnë.

Komuniteti shqiptar në prefekturat Bregdetaro-Malore dhe të Istrës përbën një pjesë të rëndësishme të mozaikut shumëkulturor të Kroacisë.

Përmes aktiviteteve të tilla, shqiptarët vazhdojnë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare, duke forcuar njëkohësisht lidhjet mes tyre dhe duke kontribuar në jetën shoqërore të vendit ku jetojnë.

Manifestimi në Vishkovo dëshmoi edhe një herë se festa e 28 Nëntorit mbetet një simbol i fuqishëm bashkimi dhe identiteti kombëtar për shqiptarët në diasporë./Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Ferizajt: Rrugët mbeten të kalueshme pavarësisht reshjeve të borës

Komuna e Ferizajt: Rrugët mbeten të kalueshme pavarësisht reshjeve të borës

Shqiptarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit

Shqiptarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit

Detaje nga plani për vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit

Detaje nga plani për vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit