Prokuroria jep detaje për parandalimin e një vrasjeje në Prishtinë, tre të ndaluar

Prokuroria jep detaje për parandalimin e një vrasjeje në Prishtinë, tre të ndaluar

Prokuroria jep detaje për parandalimin e një vrasjeje në Prishtinë, tre të ndaluar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka parandaluar një rast të dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në kuadër të operacionit të zhvilluar më 28 dhe 29 nëntor, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë, nën dyshimin për përgatitjen e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Sponsor 3M Express

Kontrolle dhe bastisje janë realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të sigurimit të provave dhe ndriçimit të rrethanave të rastit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar që ndodhen në arrati.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Komuna e Ferizajt: Rrugët mbeten të kalueshme pavarësisht reshjeve të borës

Komuna e Ferizajt: Rrugët mbeten të kalueshme pavarësisht reshjeve të borës

Shqiptarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit

Shqiptarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit

Detaje nga plani për vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit

Detaje nga plani për vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit