Kosova e Turqia synojnë bashkëpunim në menaxhim të ujërave dhe ndërtim të digave

Kosova e Turqia synojnë bashkëpunim në menaxhim të ujërave dhe ndërtim të digave

Kosova e Turqia synojnë bashkëpunim në menaxhim të ujërave dhe ndërtim të digave

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave, ndërtimin e digave dhe mbrojtjen e lumenjve.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e përvojës së Turqisë për projektet që planifikohen të realizohen në Kosovë.

Sponsor 3M Express

“Përvoja e Turqisë është një vlerë e rëndësishme për projektet që po planifikojmë në Kosovë. Synimi ynë është të sigurojmë më shumë ujë dhe menaxhim më të qëndrueshëm të burimeve ujore”, ka shkruar Pacolli.

Ajo gjithashtu ka falënderuar ministrin turk për gatishmërinë për të ofruar ndihmë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

Elijona reagon pas hakimit të Instagramit, zbulon se po përballet edhe me situata të tjera

Elijona reagon pas hakimit të Instagramit, zbulon se po përballet edhe me situata të tjera