Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve

Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve

Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve

Është konstituuar bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.), ndërmarrje e re publike që do të menaxhojë sistemin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Istog, me kapacitet prej 125 megavatësh.

Në mbledhjen e parë konstituive të bordit, të mbajtur të mërkurën, morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në projekt.

Sponsor 3M Express

Kurti tha se themelimi i kësaj korporate do t’i shtojë sistemit energjetik të Kosovës kapacitete të reja për ruajtjen e energjisë dhe do të ndihmojë në zvogëlimin e nevojës për importe.

Ndërkaq, ministrja Rizvanolli bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive. Sipas saj, punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë më 2028.

Projekti është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë dollarë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 34.7 milionë dollarë janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Korporata synon të ruajë tepricat e energjisë elektrike kur prodhimi është më i lartë dhe t’i shfrytëzojë ato në periudhat kur kërkesa rritet, duke kontribuar në optimizimin e sistemit energjetik të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndërrimi i komandës së KFOR-it, Italia paralajmëron  rol më të mëdh të institucioneve të sigurisë në Kosovë

Ndërrimi i komandës së KFOR-it, Italia paralajmëron  rol më të mëdh të institucioneve të sigurisë në Kosovë

Kurti takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe komandantin e ri të KFOR-it

Kurti takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe komandantin e ri të KFOR-it

Aksident në Gjakovë, këmbësorja pëson lëndime në hundë

Aksident në Gjakovë, këmbësorja pëson lëndime në hundë

Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve | Momenti