Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për mediumin “The Hungary Insider”, Konjufca ka theksuar se drejtësia për sulmin e shtatorit 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku, është thelbësore për parandalimin e sulmeve të tjera dhe garantimin e sigurisë në rajon.

“Ne presim që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion vendimtar ndaj Beogradit, në mënyrë që Radoiçiqi dhe personat e tjerë të akuzuar t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Parlamenti Evropian që në vitin 2023 kishte bërë thirrje për vendosjen e masave kufizuese të synuara ndaj Radoiçiqit. Këto thirrje tani duhet të shndërrohen në veprime konkrete. Drejtësia për Banjskën është thelbësore për parandalimin e agresioneve të tjera dhe vendosjen e një sigurie të qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë ai.

Konjufca ka paralajmëruar se synimet territoriale të Serbisë dhe mungesa e llogaridhënies për sulmin në Banjskë përbëjnë shqetësim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë vazhdimësinë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës dhe mbrojtjen politike të personave të përfshirë në sulmin e armatosur.

“Kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka përmendur deklaratat e zyrtarëve serbë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës, si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në tubime politike në Serbi, përfshirë një aktivitet ku ai u shfaq në krah të djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ambiciet territoriale të Serbisë duhet të kuptohen përmes lidhjes ndërmjet retorikës politike dhe veprimeve të saj. Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valojë sërish mbi Prizren, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se e ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht në krah të djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese ndërmjet ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresionin e armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar Konjufca.

Kryediplomati kosovar ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e një përshkallëzimi të ri të situatës së sigurisë. Sipas tij, grumbullimi i forcave luftarake serbe pranë kufirit ose një sulm tjetër ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës do të përbënte përshkallëzim serioz.

Për të parandaluar skenarë të tillë, Konjufca ka vlerësuar se nevojitet një prani e fortë e NATO-s përmes misionit të KFOR-it, si dhe koordinim i ngushtë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

“Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë institucionet tona të mbrojtjes, duke mbetur të përkushtuar ndaj diplomacisë, dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve paqësore me të gjithë fqinjët tanë”, ka deklaruar Konjufca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

Presidentja vlerëson filmin “DUA”, përgëzon regjisoren Blerta Basholli

Presidentja vlerëson filmin “DUA”, përgëzon regjisoren Blerta Basholli

Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu