Shiroka Pula ka marrë pjesë në shfaqjen e filmit “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja mori pjesë mbrëmë në shfaqjen e filmit në kinemanë Cineplexx, ku e vlerësoi atë për mënyrën se si e trajton luftën në Kosovë nëpërmjet përvojave dhe botës emocionale të të rinjve.

“Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe publiku ndërkombëtar”, është shprehur presidentja Shiroka Pula.
Në këtë kontekst, presidentja ka përgëzuar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për realizimin e filmit dhe suksesin ndërkombëtar.
Filmi “DUA” është vlerësuar me çmimin SACD në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të programit “Semaine de la Critique”, si dhe me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Historik në Belgjikë.
Burimi: RTKLive




