NATO është e gatshme dhe nuk do të hezitojë për t’u përgjigjur në rast të ndonjë sulmi rus.

Këtë e garantoi në Forumin e Sigurisë në Varshavë, të hënën, Komandanti Suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali Alexus Grynkewich.
Deklaratat vijnë në kohën kur zyrtarë të lartë evropianë dhe shërbime të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar ta vërë në provë Aleancën përmes sulmeve të fshehta, apo edhe një inkursioni ushtarak.
Ai nënvizoi faktin se një përgjigje e përbashkët dhe e mirë-koordinuar e vendeve anëtare është thelbësore përballë veprimeve të Rusisë.
Komandanti shpjegoi se strategjia e Aleancës parashikon fillimisht ndalimin e sulmit, më pas pengimin e përparimit të armikut dhe, nëse është e nevojshme, shkatërrimin e forcave dhe sistemit të tij luftarak.
Gjenerali gjithashtu theksoi se askush nuk duhet të vërë në dyshim përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s.
Ndiqni kronikën në vazhdim:




