Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan

Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan
Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të një prone të paluajtshme komunale në zonën kadastrale Orllan. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,250 metrash katrorë, e destinuar për ndërtimin e një objekti hotelier me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë, si dhe oborr dhe shtëpi-ndërtese. Prona do të […]

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të një prone të paluajtshme komunale në zonën kadastrale Orllan.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,250 metrash katrorë, e destinuar për ndërtimin e një objekti hotelier me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë, si dhe oborr dhe shtëpi-ndërtese.

Prona do të jepet në shfrytëzim për një periudhë deri në 10 vjet, ndërsa çmimi fillestar është së paku 1 euro për metër katror në muaj.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 tetor 2026, në ora 16:00. Hapja e ofertave do të bëhet më 21 tetor 2026, në ora 10:00, në ndërtesën e Komunës së Podujevës, në katin e parë, në Sallën e Kuvendit.

Njoftimi i plotë është publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Komuna e Podujevës shpall ankand për dhënien në shfrytëzim të 1,250 metra katrorë pronë në Orllan | Momenti