Komuna e Malishevës hap thirrjen e dytë për mbështetjen e familjeve në nevojë

Komuna e Malishevës hap thirrjen e dytë për mbështetjen e familjeve në nevojë
Komuna e Malishevës ka hapur thirrjen e dytë publike për aplikim për familjet në nevojë, në kuadër të projektit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme. Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, përmes ofrimit të mbështetjes financiare për […]

Komuna e Malishevës ka hapur thirrjen e dytë publike për aplikim për familjet në nevojë, në kuadër të projektit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme.

Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, përmes ofrimit të mbështetjes financiare për renovimin ose rindërtimin e shtëpive private.

Thirrja mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZHKE) dhe është pjesë e projektit “Banimi Social Adekuat”.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë familjet që përballen me kushte të rënda dhe rrethana të cenueshme të banimit, përfshirë:

  • familjet që jetojnë në shtëpi që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për banim;
  • familjet me rrezik për shëndet ose dëmtim serioz të banesës;
  • familjet që jetojnë në shtëpi të shpronësuara, të shpërngulura ose të palegalizuara;
  • familjet që përballen me vështirësi të rënda ekonomike;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • viktimat e fatkeqësive natyrore ose të luftës së viteve 1998/99;
  • si dhe raste të tjera të veçanta që vlerësohen nga Komuna.

Afati për aplikim

Aplikimet mund të dorëzohen nga 6 deri më 20 tetor 2026, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Formulari i aplikimit, së bashku me dokumentet e kërkuara, dorëzohet në Zyrën e Pritjes së Palëve, në objektin e ri të komunës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Dokumentet e kërkuara

Aplikuesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, letërnjoftimin, deklaratën për bashkësinë familjare dhe dokumentacionin që dëshmon përkatësinë në një ose më shumë kategori të cenueshme.

Po ashtu kërkohet certifikata e pronësisë së tokës ku do të bëhet renovimi ose rindërtimi, e lëshuar jo më herët se gjashtë muaj, ose dokument i noterizuar për disponueshmërinë e pronës. Në varësi të rastit, duhet të dorëzohet edhe leja e ndërtimit ose vërtetimi për procesin e legalizimit, si dhe fatura tatimore për vitin 2025.

Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, ku duhet të shënohen emri i aplikimit – “Rindërtim” ose “Renovim” – emri dhe mbiemri i aplikuesit, adresa e vendbanimit dhe data e aplikimit.

Për informata shtesë, qytetarët mund t’u drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Komuna e Malishevës hap thirrjen e dytë për mbështetjen e familjeve në nevojë | Momenti