Problemi me mbeturinat në Prishtinë po vazhdon, ndërsa themelimi i ndërmarrjes së re komunale për këtë shërbim është bllokuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Ndonëse Kuvendi Komunal e miratoi themelimin më 25 shtator me vota unanime, MAPL dha vlerësim negativ, duke e kthyer çështjen në pikën zero.
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke pretenduar se kryeqyteti po bllokohet për arsye politike, pasi komunave të tjera u është lejuar themelimi i ndërmarrjeve të ngjashme.
Klani ka kërkuar përgjigje nga MAPL-ja, por nuk ka marrë përgjigje, ndonëse ministri Elbert Krasniqi kishte premtuar kthimin e tyre.
Ndiqni kronikën për më shumë:





